Perisic me përgjigje të ashpër lidhur me kontratën: Nuk e di, me lojtarët e rëndësishëm nuk pritet deri në fund
Ivan Perisic ishte heroi i mbrëmjes së kaluar. Në finalen e Kupës së Italisë, lojtari kroat shënoi dy gola.
Sport
Anësori i Inter, Perisic i siguroi fitoren skuadrës së Inter në finalen kundër Juventus, duke shënuar dy gola në vazhdimet e ndeshjes.
Pas ndeshjes, kroati u pyet për kontratën e tij dhe ai dha një përgjigje që nuk lë shije të mirë për skuadrën ‘Zikaltër’.
“Nuk di asgjë akoma”, ka thënë Perisic, transmeton lajmi.net.
“Me lojtarët e rëndësishëm, nuk pritet deri në minutën e fundit. Duhet të dish edhe atë”, shtoi anësori.
Kontrata e lojtarit skadon në muajin e ardhshëm dhe ai akoma nuk ka marrë një propozim zyrtar nga Interi. /Lajmi.net/