Eden Hazard pritet të jetë gati për ndeshjen e së dielës

Ylli i Real Madrid, Eden Hazard më në fund mund të jetë gati për t’u paraqitur në një ndeshje të La Liga.

Sport

10/05/2022 11:15

Belgu ka munguar për një kohë të gjatë si pasojë e gjendjes jo të mirë fizike, por duket se mund ta mbyll sezonin në fushën e blertë.

Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se Hazard mund të jetë gati për ndeshjen e së dielës, përcjell lajmi.net.

Ndeshjen e së dielës skuadra ‘Los Blancos’ e luan përballë skuadrës së Cadiz.

Madrilenët luajnë për ‘sy e faqe’ pasi tashmë janë kampionë të shpallur të këtij sezoni në La Liga. /Lajmi.net/