E ardhmja e Bernardeschi në pikëpyetje, vazhdojnë spekulimet që e lidhin me Lazion

Federico Bernardeschi vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Sport

09/05/2022 17:17

Anësori italian është në fundin e kontratës së tij me Juventus dhe akoma nuk dihet se çfarë do të sjell sezoni i ri për të.

Lojtari është i hapur për të rinovuar kontratën në Torino, por deri më tani skuadra s’ka ofruar asgjë, përcjell lajmi.net.

Bernardeschi në anën tjetër vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Lazio.

‘Zonja e Vjetër’ do të marrë një vendim final për të ardhmen e italianit gjatë javëve të ardhshme.

Bernardeschi është transferuar te Juventus nga skuadra e Fiorentina. /Lajmi.net/