Paolo Valeri do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Juventus – Inter

Juventusi dhe Interi tashmë kanë mësuar gjyqtarin e finales së Kupës së Italisë.

Sport

09/05/2022 15:33

Juventusi dhe Interi do të përballen me njëra-tjetrën në finale të Kupës së Italisë.

Siç njofton ‘TuttoMercatoWeb’, gjyqtari i lindur në Romë, Paolo Valeri do të jetë kryesori në ndeshjen në mes Juve – Inter, transmeton lajmi.net.

Kjo pritet të jetë ndeshja më e rëndësishme që italiani ka referuar deri më tani, ai ka mbikëqyrur më parë finalen e Superkupës së Italisë dy herë.

Përkrahë Valerit do të jenë Alessandro Giallatini, Fabiano Preti dhe Simone Sozza. Ndërsa, në VAR do të jenë Aleandro Di Paolo dhe Rosario Abisso.

Finalja në mes Juventusit dhe Interit zhvillohet në ‘Olimpico’ të mërkurën me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/