Lukaku gjeti golin pas 129 ditësh

Sulmuesi i Chelsea, Romelu Lukaku ka gjetur golin pas 129 ditësh

Sport

07/05/2022 18:27

Belgu shënoi dy gola në barazimin e ‘Bluve të Londrës’ ndaj Wolves, kështu duke tundur rrjetën pas 129 ditësh.

Ai e hapi serinë e golave ku në minutën e 56` shënoi nga pika e bardhë, pas vetëm dy minutash shënoi edhe golin e dytë, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi shënoi për Chelsea pas plotë 129 ditësh, pasi ai nuk kishte arritur të shënonte që nga 29 dhjetori i vitit të kaluar, në barazimin 1-1 ndaj Brightoni.

Kjo ishte hera e parë që belgu shënoi në ligën angleze këtë vit./Lajmi.net/