A po i ndihmon fati Real Madridit në Champions League? Modric e ka një përgjigje

Përkundër që mposhti disa prej skuadrave më pretendente për të fituar Champions League, performanca e Real Madrid në këtë kompeticion akoma nuk po cilësohet si mbresëlënëse.

Sport

04/05/2022 19:37

Njëra nder arsyetimet se pse “Los Blancos” kanë mbërritur deri në gjysmëfinale është ai se “mbretërit” po ndihmohen nga fati.

I pyetur në lidhje me këtë çështje, mesfushori kroat, Luka Modric, e ka një përgjigje interesante.

“Është e pamundur t’i mposhtësh të shumë skuadra, shumë kampionë, të mbërrish shumë finale vetëm sepse ke fat. Le të mendojnë çfarë të duan. Është një opinion jokorrekt dhe neve na bën të qeshim, por, sigurisht, secili mund të thotë ç’të dojë”, shprehet ai, transmeton lajmi.net.

Deri në këtë fazë gjysmëfinale, Real Madridi eliminoi Paris Saint German dhe Chelsea.

Sonte “mbretërit” do të përballen me Manchester Cityn në gjysmëfinalen e dytë të Champions League. /Lajmi.net/