Ousmane Dembele ul kërkesat, pret ofertën e re nga Barcelona

Barcelona dhe Ousmane Dembele nuk kanë vendosur akoma se cila do të jetë e ardhmja e ‘lidhjes’ së tyre.

Sport

03/05/2022 15:37

Ylli francez nuk kishte rinovuar kontratën e tij gjatë janarit të kaluar, dhe thuhej se ai do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, duket se situata ka ndryshuar për lojtarin, sidomos pas ardhjes së Xavi Hernandez në krye të stolit.

‘Mundo Deportivo’ bën të ditur se Ousmane Dembele tashmë ka ulur kërkesat e tij ndaj klubit, për kontratën e re, përcjell lajmi.net.

Anësori tashmë është në pritje të një oferte të re nga klubi ‘Blaugrana’, për rinovimin e kontratës.

Barcelona vazhdon të ketë probleme ekonomike dhe nuk dihet akoma se çfarë page do t’i ofrojnë lojtarit. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se gjasat janë të mëdha që marrëveshja të rinovohet. /Lajmi.net/