Soler te Barcelona si zëvendësues i Frenkie de Jong?

Carlos Soler mund të transferohet  te Barcelona si zëvendësues i Frenkie de Jong? Kjo është teoria e ngritur nga e përditshmja spanjolle, ‘Sport’.

Sport

03/05/2022 10:18

Emri i Soler është nga më të lakuarit ditëve të fundit në Spanjë, me lojtarin që lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona.

Nga Valencia kanë mohuar zërat për një takim me krerët e Barcelonës, por Gerard Romero është i sigurt se një takim ka ndodhur.

‘Sport’ shkruan se Barca e sheh Carlos Soler si zëvendësues për Frenkie de Jong, meqë edhe ky i fundit lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.net.

Klubi e ka të qartë se një lëvizje e tillë do t’iu sillte përfitime në aspektin ekonomik.

Po ashtu, Soler shihet mjaft kualitativ dhe ndoshta i mjaftueshëm për të marrë fanellën e klubit, nëse Frenkie largohet.

Thuhet se Barcelona ka pasur interesim për lojtarin edhe gjatë merkatos së janarit, por nuk ka bërë lëvizje konkrete. /Lajmi.net/