Juventusi fiton ndaj Venezia
Juventusi ka fituar ndeshjen e xhiros 35 në Seria A, ndaj Venezia.
Sport
‘Zonja e Vjetër’ mposhti me rezultat 2:1 Venezian, njofton lajmi.net.
Ekipi i Maxi Allegrit ka arritur një fitore të rëndësishme në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.
Leonardo Bonucci ishte heroi i këtij takimi, pasi shënoi dy gola, njërin në minutën e 7`, tjetrin në të 76`.
Për ekipin mysafirë golin e vetëm e shënoi Aramu në minutën e 71`.
Me këtë fitore Juve qëndron në vendin e katërt me 69 pikë, ndërsa Venezia në pozitën e fundit me 22 sosh./Lajmi.net/