Juventusi pas Jorginhos
Gjiganti italian Juventus janë pas mesfushorit të Chelsea, Jorginho.
Sport
Jorginho ka kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri në vitin e ardhshëm, ndërsa bisedimet për rinovim nuk kanë filluar.
Kjo ka bërë që ‘Zonja e Vjetër’ të tregojë interesim për mesfushorin italian.
Siç raporton ‘TodoFichajes’ Juventusi kanë shfaqur interesim për transferimin e Jorginhos në ‘Allianz Stadium’, përcjell lajmi.net.
Italiani është një lojtar i rëndësishëm për planet e Chelsea dhe me shumë gjasë nuk do të lejojnë transferimin e tij drejt ndonjë ekipi tjetër.
Këtë sezon 30 vjeçari ka luajtur në 43 ndeshje në të gjitha garat me Chelsea, ka shënuar nëntën gola dhe ka regjistruar katër asistime./Lajmi.net/