Camavinga ëndrra e Ten Hag
Mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga është ëndrra e trajnerit të ri të Manchester United.
Sport
Erik Ten Hag gjatë detyrës së tij si trajner i ri i Man United ka shënjestuar disa lojtarë.
Nën drejtimin e tij, pritet të krijohet një ekip krejt ndryshe dhe me lojtar të rinj në ‘Old Trafford’.
Sipas ‘Fichajes’ Camavinga është ëndrra e trajneri Erik ten Hag, përcjell lajmi.net.
Holandezi po e vlerëson talentin dhe aftësinë e francezit, prandaj e dëshiron atë në ekip.
Camavinga i është bashkuar gjigantit spanjoll Real Madridit, në gusht të vitit 2021 dhe ka kontratë deri më 2027.
Real Madridi e sheh 19 vjeçarin si një lojtar shumë i rëndësishëm për të ardhmen, andaj transferimi i tij drejt United me shumë gjasë do të mbetet si ëndërr për Erik ten Hag./Lajmi.net/