Zyrtare: Ballkani e fiton në tavolinë ndeshjen ndaj Ulpianës
Ballkani e ka fituar në tavolinë, 3-0, ndeshjen ndaj Ulpianës e cila gjatë ditës së shtunë u mbyll në barazim, 1-1.

Sport
E gjitha kjo ka ndodhur pasi një lojtar i inkuadruar në ndeshje nuk ka qenë fare i regjistruar në protokolin zyrtar para takimit.
Vendimi është publikuar sot, nga Komisioni i Garave i FFK-së, shkruan Gazeta Olle.
“MIRATOHET SI E BAZUAR: Ankesa e F.C. “Ballkani” nga Suhareka, dhe ndeshja e javës së 30-të e Superligës së Kosovës ndërmjet K.F “Ulpiana” dhe F.C. “Ballkani”, e përfunduar me rezultat 1-1, regjistrohet me rezultat 3-0 në favor të F.C. “Ballkani” nga Suhareka.
A r s y e t i m
Komisioni i Garave në seancë e vet të mbajtur me datë 26.04.2022, ka regjistruar ndeshjet e javës së 30-të me rezultate të arritura në fushë, përveq ndeshjes së zhvilluar në Lipjan ndërmjet K.F “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani”, për shkak se F.C. “Ballkani’ ka ushtruar ankesë përkitazi me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga ana e K.F. “Ulpiana 1926”, konkretisht se, K.F. “Ulpiana 1926’’ ka aktivizuar në minutën e 80-të në lojë lojtarin me nr. 19 Andi Arifi me numër të ID-015013M03, i cili nuk ka qenë i shënuar-regjistruar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes.
Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se:
Për Komisionin e Garave, sipas Nenit 71 Paragrafi 1 të Regullores së Garave janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje lidhur me ankesën”, shkruan ata. /Lajmi.net/