Odegaard: ‘Bisha’ Haaland duhet të vijë tek Arsenal
Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, para merkatos së verës.
Sport
Është e ditur se norvegjezi do të largohet nga Dortmund dhe Manchester City vazhdon të jetë pista më e mundshme për të.
Gjithsesi, shoku i tij i kombëtares, Martin Odegaard i ka propozuar një kalim te skuadra e Arsenal, ku ai aktivizohet.
“Ai është një djalë me humor të mirë. Shok i mirë i imi dhe një lojtar i shkëlqyer. Do të shohim se çfarë do të bëjë. Unë nuk e di”, ka thënë Odegaard, i pyetur për Haaland, transmeton lajmi.net.
“Por, nëse ai vjen në Angli, ai duhet të vijë tek ne, sigurisht. Ai është bishë. Ai është i fuqishëm, i shpejtë dhe mendoj se ka gjithçka. Mendoj se mund të luajë në secilën ligë, në secilin vend, të jem i sinqertë”, shtoi ai.
Erling Haaland pritet të bëhet lojtari më i paguar në botën e futbollit, nëse marrëveshja e raportuar me Manchester City del të jetë ajo finalja. /Lajmi.net/