Osmani uron presidentin Macron: Mbështetja e Francës është kyçe në rrugën tonë euroatlantike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Emmanuel Macron, për fitoren e sotme në zgjedhjet presidenciale.

Lajme

24/04/2022 21:05

Osmani përgëzoi presidentin Macron në rizgjedhjen e tij sonte.

“Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe”, tha ndër të tjerash Osmani, transmeton lajmi.net.

Përpos kësaj, presidentja Osmani theksoi se mbështetja e Francës është kyçe në rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike./Lajmi.net/