Vazhdon gara për t`i ikur barazhit: Prishtina – Drenica ndahen baras
Prishtina dhe Drenica janë ndarë baras në ndeshjen e xhiros 30 në Superligën e Kosovës.

Sport
1:1 është rezultati final i duelit Prishtina – Drenica.
Të dy ekipet kishin nevojë për arkëtimin e pikëve të plota, pasi kërkojnë të ikin nga zona e barazhit, por në fund ndan pikët.
Ishte fillimisht ekipi nga kryeqyteti që kaloi në epërsi me anë të Kryeziut, në minutën e 35` të ndeshjes.
Fillimisht kishin dyshime për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit të VAR, goli i pranua.
Për Drenicën ishte Mziu i cili në minutat shtesë shënoi golin e barazimit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë e mirë nga të dy ekipet, por Drenica ishte ajo që e kërkonte më shumë golin e epërsisë.
Raste të shumta nga të dy ekipet në pjesë e dytë kishte, por gola nuk u shënuan.
Pas këtij barazimi Prishtina qëndron në vendin e pestë me 39 pikë, ndërsa Drenica në vendin e shtatë me 36 gjithsej./Lajmi.net/