Crystal Palace dhe Borussia Monchengladbach pas Nketiah

Crystal Palace dhe Monchengladbach kanë shfaqur interesim për transferimin e Eddie Nketiah.

Sport

22/04/2022 18:45

Nketiah ka kontratë me Arsenal deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi ende nuk po arrihet.

Marrëveshja për të vazhduar edhe më tej në ‘Emirates’ nuk po arrihet, pasi lojtari kërkon që të ketë më shumë minuta.

Nëse nuk vazhdon me Arsenal, dy ekipe kanë shfaqur interesim për transferimin e anglezit.

Sipas ‘Daily Mail’ Crystal Palace dhe Borussia Moncengladbach kanë shfaqur interesim për Nketiah, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet në fund të sezonit se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 22 vjeçarit./Lajmi.net/