Arteta për Tomiyasun: Nëse sot stërvitet mirë, do të jetë gati nesër
Mikel Arteta, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Manchester United, ka folur edhe për situatën me Takehiro Tomiyason.
Sport
Futbollisti është kthyer të hënën nga lëndimi, mirëpo ende nuk dihet nëse do të luajë ndaj “Djajtë Kuqë” nesër.
I pyetur në lidhje me këtë çështje, tekniku spanjoll tha se, nëse sot nuk ka probleme, ai do të jetë gati nesër, transmeton lajmi.net.
“Nëse sot stërvitet normalisht, ai do të jetë gati me ekipin nesër”, theksoi 40-vjeçari.
Arsenali nesër do të luajë ndaj Manchester United në kuadër të Premier League, andaj me Tomiyasun në skuadër grupi do të jetë më i kompletuar. /Lajmi.net/