S’është vetëm Mbappe – Real Madrid po përgatit edhe dy “goditje” të tjera të mëdha gjatë verës

Real Madridi nuk e ka ndërmend të ndalet vetëm me Kylian Mbappe.

Sport

22/04/2022 08:40

Sipas asaj që bën të ditur Dario AS, “Los Blancos” po planifikojnë ta ndërtojnë një “super skuadër” për sezonin e ardhshëm.

Dy futbollistët e tjerë në “llupën” e madrilienëve janë edhe Antonio Rudiger dhe Aurilien Tchouameni, për të cilët “mbretërit” janë të gatshëm të paguajnë shifra të larta parash, shkruan lajmi.net.

Të gjitha këto ardhje eventuale pritet të shoqërohen me largime, me Gareth Bale e Marco Asensio të destinuar për të ndërruar ambient.

Përkundër shumë zërave se ka një marrëveshje në mes të Mbappe dhe Real Madrid, ende nuk është arritur diçka konkrete. Gjithsesi, në kampin “Los Blancos” janë të sigurt se kjo lëvizje do të ndodh, andaj pos tij, po synohen edhe emra të tjerë. /Lajmi.net/