Muller dhe Neuer do vazhdojnë me Bayern Munich

Thomas Muller dhe Manuel Neuer do të vazhdojnë me gjigantin gjerman, Bayern Munich.

Sport

21/04/2022 20:44

Muller dhe Neuer kanë kontratë me ekipin gjerman deri në qershor të vitit 2023, por rinovimi i tyre është afër.

Siç raporton gazeta gjermane ‘Kicker’, veteranët e Bayern Munich kanë vendosur të nënshkruajnë kontratë të re me ekipin, transmeton lajmi.net.

Ata fillimisht do të zgjasin kontratat e tyre deri në vitin 2024, më pas marrëveshja mund të zgjatet edhe më tej në bazë të performancës së tyre.

Mulleri përkundër moshës, vazhdon të jetë një lojtar i rëndësishëm për ‘Bavarezët’, ai ka 42 paraqitje gjithsej në të gjitha garat dhe ka shënuar 12 gola e dhuruar 23 asistime.

Ndërsa, Neuer ka 36 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat me Bayernin, duke mbajtur 14 herë portën e paprekur dhe pësuar 33 gola./Lajmi.net/