Aubameyang do të marrë pagë “stratosferike” sezonin e ardhshëm – Iu premtohen 18 milionë euro në vit
Pierre-Emerick Aubameyang do të marrë pagë të majme në sezonin e ardhshëm në Barcelonë, nëse sulmuesi vendos të qëndrojë.
Sport
Paga vjetore e gabonezit do të “fluturojë” në 18 milionë euro.
32-vjeçari do të jetë një ndër lojtarët më të paguar “blaugrana” edicionin që vjen.
Rikujtojmë se Aubameyang vendosi ta reduktojë dukshëm pagën vetëm që t’iu bashkohej 26-herë kampionëve spanjollë.
Sulmuesi paguhej 415 mijë funte në javë tek Arsenal, ndërsa në Barcelonë kjo shifër u reduktua në 95 mijë në javë. /Lajmi.net/