Sir Lewis Hamilton dhe Serena Williams në mesin e atyre që po investojnë për blerjen e Chelsea

Drama për blerjen e skuadrës së Chelsea po vazhdon.

Sport

21/04/2022 11:33

Muaj pas sanksioneve ndaj Roman Abramovich, skuadra e Chelsea akoma nuk është bërë me pronarë të rinj.

Qeveria e Britanisë së Madhe po monitoron edhe procesin e ndërrimit të pronarëve të Chelsea, për çka kanë arritur shumë oferta.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se SIR Lewis Hamilton dhe Serena Williams janë në mesin e atyre që po ngrisin fonde për blerjen e Chelsea, përcjell lajmi.net.

Gjithçka lidhet me ofertën e udhëhequr nga Martin Broughton.

Shtatë herë kampioni i Formula 1 dhe 23 herë fituesja e Grand Slam janë pajtuar të investojnë me 20 milionë funte. /Lajmi.net/