Reali bindshëm drejt titullit të kampionit në La Liga, mposht edhe Osasunën

Real Madrid ka fituar në udhëtim kundër skuadrës së Osasuna.

Sport

20/04/2022 23:27

‘Los Blancos’ kanë marrë një fitore 1:3  në udhëtim kundër Osasuna, duke bërë një tjetër hap drejt titullit të kampionit në Spanjë, shkruan lajmi.net.

David Alaba zhbllokoi sfidën, duke shënuar në minutën e 12’ të takimit, për epërsinë e parë të Realit.

Rezultati u barazua pas vetëm një minute, me Budimir që gjeti golin. Kurse, një minutë para fundit të pjesës së parë, topin në rrjetë e dërgoi Marco Asensio për 1:2.

Rezultatin final e vulosi Vazquez në minutën e 90’+6′.

Mbrëmja më e mirë nuk ishte për Karim Benzema, i cili gaboi dy herë nga penalltia, në minutat 52’ dhe 59’.

Real Madrid shkon në 78 pikë në pozitën e parë. Osasuna mbetet me 44 pikë në pozitën e nëntë. /Lajmi.net/