45 minuta adrenalinë për tifozët: Chelsea dhe Arsenal e mbyllin pjesën e parë baras, shënohen katër gola

Chelsea dhe Arsenal kanë dhuruar spektakël në pjesën e parë në ‘Stamford Bridge’.

Sport

20/04/2022 21:32

Derbi i Londrës po dhuron spektakël të vërtetë për adhuruesit e futbollit, ku në vetëm 45 minuta ka treguar katër gola, shkruan lajmi.net.

Arsenal gjeti dy herë epërsinë në këtë ndeshje, por reagim i Chelsea nuk mungoi në asnjërin rast.

Nketiah shënoi për 0:1 në minutën e 13’ të takimit, kurse Timo Werner barazoi shifrat në 1:1 pas vetëm katër minutave.

Epërsinë e ‘Gunners’ e riktheu Emil Smith Rowe në minutën e 27’, por pesë minuta pas tij shënoi Cesar Azpilicueta për 2:2

Me golin e Azpilicueta u vulos rezultati final i pjesës së parë. Pjesa e dytë përcakton gjithçka për fatin e këtij takimi. /Lajmi.net/