Javë e ngarkuar për Barcelonën – po përgatiten rinovimet e kontratave për katër lojtarë

Barcelona është duke i përgatitur kontratat për katër lojtarët e saj: Araujo, Gavi, Roberto e Dembele.

Sport

20/04/2022 15:12

Tre të parët në parim e kanë pranuar ofertën e klubit “blaugrana”, ndërsa francezi vazhdon të mos jetë tërësisht i bindur për të rinënshkruar.

Për Araujon dhe Gavin pritet të vendoset klauzolë prej 1 miliardë eurosh, çështje kjo që u diskutua edhe kohë më parë nëpër mediet spanjolle, shkruan lajmi.net.

Pos rinovimeve, Barcelona pritet të jetë e zënë edhe në tregun e transferimeve në verë, me shumë emra të lakuar për një kalim të mundshëm në “Camp Nou”. /Lajmi.net/