Chelsea – Arsenal, formacionet e mundshme

Chelsea dhe Arsenal do të përballen sonte më fillim nga ora 20:45 në kuadër të Premier League.

Sport

20/04/2022 11:25

Të dyja skuadrat ende nuk i kanë arritur objektivat e tyre sezonalë, andaj fitorja do të jetë e domosdoshme.

Arsenal udhëton për në “Stamford Bridge” pas tri humbjeve të njëpasnjëshme në ligë, ndërsa Chelsea, pas humbjes ndaj Brendfordit, e ka gjetur fitoren ndaj skuadrave si Southampton dhe Crystal Palace (FA Cup).

Ndonëse do kohë deri në publikimin e formacioneve zyrtare, përafërsisht parashikohen skemat me të cilat do të startojnë të dyja skuadrat.

Lajmi.net më poshtë jua përcjell formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Chelsea (3-4-3): Mendy, James, Silva, Rudiger; Loftus Cheek, Kante, Niguez, Alonso; Mount, Lukaku, Ëerner.

Arsenal (4-2-3-1): Ramsdale, Soares, White, Gabriel, Tavarez; Xhaka, Lokonga; Saka, Odegaard, Smith-Rowe; Lacazette. /Lajmi.net/