Futbolli evropian vazhdon edhe sonte: Chelsea – Arsenal, kryendeshja e mbrëmjes
Futbolli evropian do të vijojë edhe sonte me përballjet kampionale dhe ndeshjet për gjysmëfinale të kupave respektive.
Sport
Përballja që pritet të zgjojë më shumë interesim është ajo ndërmjet Chelseas dhe Arsenalit, në kuadër të Premier League.
Ndeshja fillon në orën 20:45, me të dyja skuadrat që i kanë të domosdoshme tri pikët.
Chelsea dëshiron ta “patentojë” pozitën e tretë këtë sezon, ndërsa Arsenali e ka të vetmin synim futjen në top4, shkruan lajmi.net.
“The Gunners” vijnë pas një ecurie prej tri ndeshjeve pa fitore, andaj një rikthim në rrugën e duhur pikërisht në derbi do të ishte shumë i mirëpritur.
Ndeshje të tjera interesante priten të jenë edhe: Manchester City – Brighton, Osasuna – Real Madrid, Atletico Madrid – Granada, Dortmund – Wolfsburg, Arminia Bielefeld – Bayern Munich dhe Juventus Fiorentina. /Lajmi.net/