Dani Alves dëshiron të vazhdojë te Barcelona

Dani Alves do të synojë qëndrimin në Barcelonë edhe për një tjetër vit.

Sport

18/04/2022 19:00

Mbrojtësi brazilian u kthye te Barcelona këtë sezon dhe po arrin të mbulojë hapësira të rëndësishme në skuadër, kur Dest nuk është aty.

Përkundër minutave të kufizuara, Alves dëshiron të qëndrojë te Barcelona edhe për një tjetër sezon. Për këtë ka një arsye shtesë.

Sipas ‘Sport’, Dani Alves synon paraqitjen në Kupën e Botës 2022 dhe dëshiron të jetë në formë kur kompeticioni të startojë, përcjell lajmi.net.

Ai vlerëson se qëndrimi në formën më të mirë të mundshme varet nga vazhdimi ose jo me Barcelonën.

Gjasat janë të mëdha që Barcelona do t’i ofrojë atij mundësinë për të qëndruar në ‘Camp Nou’, për një pagë simbolike. /Lajmi.net/