Raman Kiqe merr në menaxhim për 10 vite skuadrën e Lirisë
Ramadan Kiqe e ka marrë drejtimin e skuadrës së Lirisë për 10 vitet e ardhshme.

Sport
Këtë e bën të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ku thotë se ky vendim u arrit falë komisionit të klubit.
Konferencën për shtyp, ku edhe u njoftua për drejtuesin e ri të klubit, e udhëhoqi Qemal Krasniqi që njoftoi për punën e komisionit të bërë për këto vite, shkruan lajmi.net.
Në konferencën për shtyp mori pjesë edhe Mirsad Çollaku që është anëtar i KE të FFK-së dhe kryetar i LRF në Prizren.
Kiqe njihet si menaxher futbolli, me njohje të rëndësishme në futbollin turk.
Klubi prizrenas po synon që të rikthehet në Superligë. Aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 32 pikë në Ligën e Parë. /Lajmi.net/