Juan Cuadrado vazhdon kontratën me Juventus deri në vitin 2023
Juan Cuadrado ka nënshkruar kontratën e re me Juventusin që do ta mbajë atë deri në vitin 2023.
Sport
Anësori kolumbian iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në vitin 2017 për shifrën e 20 milionë eurove si transfer permanent.
Gjatë këtij sezoni me “bardhezinjtë” ai ka shënuar katër gola dhe tri asiste në 30 ndeshje të luajtura, transmeton lajmi.net.
Futbollisti tash e sa vite është kthyer në një pikë të fortë në formacionin e Juventusit, anipse viteve të fundit vërehet një rënie forme nga ana e tij.
Para se të lauante te Juventus, 33-vjeçari ka luajtur për Chelsean dhe Fiorentinën. Kjo e fundit i ndihmoi për ta shfaqur talentin e tij. /Lajmi.net/