Përfundojnë pjesët e para në Evropa Ligë: Befasi në ‘Camp Nou’, Frankfurt në epërsi me dy gola ndaj Barcës

Eintracht Frankfurt janë në epërsi me dy gola ndaj gjigantit spanjoll Barcelonës.

Sport

14/04/2022 21:45

Frankfurt janë në epërsi 2:0, në kuadër të ndeshjes se dytë çerekfinale të Evropa Ligës.

Ekip më i mirë gjatë pjesës së parë ishte ai gjerman.

Ishte minuta e 4` e ndeshjes kur u akordua penallti në favor të Frankfurtit.

I saktë u tregua Kostic, i cili e dërgoi në avantazh ekipin e tij, shkruan lajmi.net.

Pas golit të ekipit gjerman, Barcelona po kërkonte golin e barazimit, por assesi nuk po e gjenin.

Frankfurti në anën tjetër mundoheshin gjatë gjithë takimit të shënonin edhe golin e dytë.

Po zhvillohej minuta e 36` kur Borre shënoi një supergol, për të dyfishuar epërsinë e gjermanëve.

Rezultati aktual i të dy ndeshjeve është 1:3 për Frankfurt.

Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë, se cili ekip do të kalon tutje në gjysmëfinale të Evropa Ligës

Rezultatet e ndeshjeve të tjera që po zhvillohen janë Lyon 0:2 West Ham (1:3) dhe Rangers 2:0 Braga (2:1)./Lajmi.net/