Antonio Conte rezulton pozitiv me koronavirus

Antonio Conte ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe nuk do të arrijë ta udhëheqë drejtpërdrejt skuadrën e tij në sfidën e së shtunës ndaj Brighton.

Sport

13/04/2022 18:37

Italiani doli pozitiv në testin e bërë pas ndeshjes ndaj Aston Villas, të cilën “Spurs” e fituan me rezultat 4-0.

Një konferencë para kësaj ndeshje, që pritej të bëhej para gazetarëve, tashmë është zhvendosur në formë virtuale, përmes Zoom, shkruan lajmi.net.

Conte aktualisht qëndron i izoluar, me klubin i cili pret që ai të rezultojë negativ në testin e dytë dhe të kthehet në detyrë. /Lajmi.net/