Juventus pritet t’i ofrojë Rabiot mundësinë për rinovim kontrate

Skuadra e Juventus nuk është e gatshme të heq dorë nga Adrien Rabiot.

Sport

13/04/2022 12:33

‘Zonja e Vjetër’ janë duke shqyrtuar opsionin që t’i propozojnë një kontratë të re mesfushorit francez, Adrien Rabiot.

Sipas ‘Calciomercato’, Massimiliano Allegri beson akoma se mesfushori mund të kthehet në një aset të vlefshëm për klubin, përcjell lajmi.net.

Gjithsesi, nëse Rabiot dëshiron të qëndrojë te skuadra e Juventus, ai duhet të sakrifikojë.

Juventus do t’i bëjë atij një ofertë me reduktim në pagë.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje mes Juventus dhe Rabiot për një kontratë të re. /Lajmi.net/