Juve vazhdon tentimet për Zaniolo – planifikohet përfshirja e Moise Kean në pakon e ofertës

Juventus janë të vendosur që të transferojnë yllin e Romës dhe kombëtares së Italisë, Nicolo Zaniolo.

Sport

13/04/2022 11:26

Zaniolo është në radarin e Juventus tash e disa kohë, por me refuzimin e Paulo Dybala për rinovim kontrata ai është kthyer në prioritet për ‘Zonjën e Vjetër’.

Sipas Nicolo Schira, Juve po vazhdojnë punët për nënshkrimin me Zaniolo. Roma kërkon 50 milionë euro për lojtarin, por Juve ka një plan më ndryshe, përcjell lajmi.net.

‘Biankoneri’ po shqyrtojnë mundësinë që të ofrojnë edhe Moise Kean në ofertën e tyre për ‘Giallorossi’.

Kean supozohet se mund të zbresë çmimin prej 50 milionëve të cilin e kërkon Roma. /Lajmi.net/