Flamujt e bardhë do ngrihen veç për festë – Drama me katër akte i takon Real Madridit

Ka përfunduar ndeshja “drama” në mes të Real Madridit dhe Chelseat, e vlefshme për çerekfinalen e Champions League.

Sport

12/04/2022 23:38

Ndonëse u prit që “Los Blancos” ta kalonin lehtë këtë ndeshje, “blutë” e Londrës nuk menduan ashtu.

Goli i hershëm i pjesës së parë nga Mason Mount ishte një dush i ftohtë për madrilienët, që do të vazhdonte edhe më fillimin e pjesës së dytë.

Rudiger me një goditje të saktë me kokë e çoi sfidën në 2-0, ndërsa Werner ishte ai që krijoi iluzionin e një kualifikimi, por Rodrygo reagoi shpejt për ta ngushtuar epërsinë në 3-1.

Kështu shkoi ndeshja në vazhdime, me Benzeman që e vulosi kualifikimin e Real Madridit me një goditje të saktë me kokë për 3-2.

Ndonëse të përzgjedhurit e Ancelottit shkuan tutje për në gjysmëfinale, të dorëzuar nuk pati në këtë sfidë.

Chelsea nuk e ngriti flamurin e bardhë, gjë që e bënë tifozët “Los Blancos” për të festuar. /Lajmi.net/