Chiellini refuzon të hedh poshtë mundësinë për largimin nga Juventus
Giorgio Chiellini me fanellën e një skuadre që nuk quhet Juventus? Vështirë të mendohet, por lojtari nuk ka hedhur poshtë asgjë.
Sport
Qendërmbrojtësi veteran i Juventusi, Giorgio Chiellini ka dhënë së fundmi disa komente lidhur me të ardhmen e tij.
Pas 17 viteve karrierë me Juventusin, lojtari mund të ndryshojë skuadër. I pyetur për të ardhmen e tij, ai nuk ka hedhur poshtë asnjë mundësi – as atë për t’u larguar nga Juve.
“I shijoj ditët, jam i lumtur dhe duhet të kuptoj dhe vlerësoj shumë gjëra”, ka thënë Chiellini i pyetur për të ardhmen e tij, transmeton lajmi.net
“Mendoj për ndeshjen dhe njëkohësisht i shijoj ato”, shtoi ai.
Përgjatë 17 viteve të tij me Juventus, Chiellini ka regjistruar 554 ndeshje. Ai është kapiten nga viti 2018. /Lajmi.net/