Ornstein zbulon çmimin që Benfica i ka vendosur Darwin Nunez

Darwin Nunez pritet të jetë një nga emrat më të përfolur gjatë merkatos së verës.

Sport

11/04/2022 18:46

Skuadra portugeze, Benfica tashmë ka bërë të qarta pritshmëritë e saja për kartonin e lojtarit dhe skuadrat e interesuara nuk do ta kenë të lehtë transferimin.

Sipas gazetarit britanik, David Ornstein, Benfica do të kërkojë 70 milionë euro për Darwin Nunez, përcjell lajmi.net.

Në mesin e skuadrave të interesuara për lojtarin qëndron edhe skuadra e Barcelonës.

Mbetet të shihet se kush do të jetë skuadra që do të sigurojë shërbimet e Nunez. /Lajmi.net/