Llapi arrin fitore ndaj Ulpianës

Llapi ka arritur të marrë një fitore ndaj Ulpianës, në kuadër të xhiros së 28 në Superligën e Kosovës.

Sport

10/04/2022 15:52

Llapjanët kanë mposhtur me rezultat 2:0 Ulpianën.

Për ekipin e Tahir Batatinës rëndësi kishte arkëtimi i pikëve të plota, pasi kërkonin ta ruanin vendin e katërt në tabelë.

Ishte minuta e 36` e ndeshjes kur Jashari shënoi, për t`ia dhuruar epërsinë Llapit.

Përkundër rasteve të tjera gola nuk u realizuan në pjesën e parë.

Pjesa e dytë më e mirë ishte përsëri për llapjanët, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 77` shënoi Alidemaj, për të dyfishuar epërsinë Llapit.

Ulpiana kishte nevojë për pikë që të largohet nga zona e rrezikshme, por nuk mundi të bëjë asgjë.

Pas kësaj fitore Llapi qëndron në vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa Ulpiana në vendin e nëntë me 24 pikë./Lajmi.net/