Arsenali befasohet nga Brighton
Arsenali ka pësuar humbje në ndeshjen e xhiros së 32, në Premier Ligë, ndaj Brightonit.
Sport
Brightoni ka mposhtur me rezultat 2:1 Arsenal.
Pas humbjes nga Crystal Palace, Arsenal pëson disfatë edhe ndaj Brightonit.
Trossard në minutën e 29` të ndeshjes ia dhuroi epërsinë mysafirëve.
Martinelli shënoi për Arsenalin në minutat shtesë të pjesës së parë, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje.
Kështu pjesa e parë u mbyll 1:0 për Brightonin, shkruan lajmi.net.
Pjesa e dytë filloi me raste nga të dy ekipet, por më konkret u treguan sërish ekipi mysafirë.
Ishte Mwepu në minutën e 67` të ndeshjes që shënoi për të dyfishuar epërsinë e ekipit të tij.
Pas asistimit nga Granit Xhaka, shënoi Martin Odeegaard në minutën e 89`, për të ngushtuar epërsinë në 1:2.
Arsenali nuk arriti të bëjë më shumë në këtë ndeshje.
Pas disfatës, Arsenali gjenden në vendin e pestë me 54 pikë, ndërsa Brighton në pozitën e 11 me 37 pikë gjithsej./Lajmi.net/