Juventus i gatshëm ta shesë Rabiot

Juventusi është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin e tyre, Arien Rabiot.

Sport

09/04/2022 11:36

Mesfushori nuk është duke bindur me paraqitjet e tij me “Zonjën e Vjetër” këtë vit dhe më shumë gjasë do të lëshojë Torinon.

Siç raportohet nga Calciomercato.com, Juventus po kërkon të nënshkruajë një mesfushor tjetër në afatin kalimtar të verës, me opsionet e tyre të preferuara që janë Paul Pogba dhe Sergej Milinkovic-Savic, shkruan lajmi.net.

Kontrata e Rabiot  me Zonjën e Vjetër skadon në vitin 2023 dhe bardhezinjtë janë përpjekur ta shesin atë në merkato në përpjekje për të fituar financiarisht nga ai. /Lajmi.net/