BKT Superliga: Sot luhen dy ndeshje
BKT Superliga fillon sot me javën e 28, ku gjatë ditës së sotme do të luhen dy ndeshje.

Sport
Ballkani luan në udhëtim ndaj Dukagjinit, ndërsa Gjilani e pret në stadiumin e saj Drenicën.
Ballkani vazhdon të jetë lider në ligë me 57 pikë të grumbulluara dhe me një fitore do ta “betononte” edhe më shumë pozitën e parë, ndërsa Dukagjini gjendet në pozitën e 8, e rrezikuar për të rënë nga liga, shkruan lajmi.net.
Në anën tjetër, Gjilani synon domosdoshmërisht tri pikë, për ta vazhduar ndjekjen e pozitës së parë, me të cilën ka diferencë prej tetë pikë, kundër një Drenice e cila gjendet në mesin e tabelës dhe ka nevojë për më shumë shkëputje ndaj ekipeve të pjesës së dytë të tabelës. /Lajmi.net/