Interi i interesuar për Dybalan

Interi ka shfaqur interes për lojtarin e Juventusit, Paolo Dybala.

Sport

08/04/2022 14:13

Në bazë të medieve italiane, lojtari ka shumë gjasa të përfundojë te “nerazzurët”, pasi nuk do të vazhdojë më me “Zonjën e Vjetër”.

Lojtarit i skadon kontrata këtë verë dhe “bardhezinjtë” nuk janë të gatshëm t’ia ofrojnë marrëveshjen e re argjentinasit, shkruan lajmi.net.

Sipas FcInterNewsIt, lojtari refuzon të largohet nga Italia dhe e vetmja skuadër e interesuar për të është Interi.

Rikujtojmë se Interi ishte afër ta transferonte lojtarin edhe gjatë merkatove të kaluara, por ishin drejtuesit e klubit nga Torino që nuk lejuan të forcohet rivali i tyre dhe e anuluan transferimin. /Lajmi.net/