Tierney pas operimit në këmbë: Gjithçka shkoi mirë, faleminderit për përkrahjen

Kieran Tierney ka treguar që operimi në këmbën e majtë ka kaluar sukseshëm dhe i ka falënderuar tifozët e Arsenalit për përkrahjen.

Sport

08/04/2022 12:11

Skocezi u lëndua në sfidën e së hënës mbrëma, ku “topçinjtë” humbën 3-0 nga Crystal Palace si mysafir.

“Operacioni shkoi mirë faleminderit për mesazhet dhe përkrahjen”, shkroi lojtari në Instastory, transmeton lajmi.net.

24-vjeçari u zëvendësua në pjesën e parë të ndeshjes duke ia lënë vendin në krah të mbrojtjes Nuno Tavarezit.

Raportimet e fundit nga Londra thonë se Tierney e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, duke ia vështriësuar ekipit të Artetës rrugën për top4.

“The Gunners” aktualisht janë në pozitën e pestë me pikë të barabarta me rivalin lokal, Tottenham Hotspur, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Lajmi.net/