Kupa e Kosovës në futboll – sot luhen ndeshjet gjysmëfinale
Sot, më fillim nga 14:00, do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Sport
Prishtina do të luajë si vendas ndaj Llapin, ndërsa Drita përballet me Ramiz Sadikun.
Vëmendja do të përqëndrohet pikërisht te ndeshja Prishtina – Llapi e cila pritet të dhurojë spektakël me të dyja skuadrat që synojnë me doemos këtë trofe, shkruan lajmi.net.
Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Dritës dhe Ramiz Sadikut që do të luhet në bari sintetik në Gjilan.
Ndeshjet kthyese luhen javën tjetër, më 13 prill. /Lajmi.net/