Agjenti i Hamsik: Lojtari mund të bëhet menaxher i Napolit
Jemi mësuar ta shohim si lojtar, por kjo gjë mund të ndryshojë.
Sport
Mareek Hamsik, mund të bëhet trajner i ish—skuadrës së tij, Napoli.
Është pikërisht agjenti i lojtarit i cili “trazoi ujërat” me një deklaratë të bërë për Radio Kiss Kiss, shkruan lajmi.net.
“Shpresoj që së shpejti. Për çështjen e një të ardhmeje në menaxhim varet nga vullneti i Marek por edhe i presidentit De Laurentiis. Ata do ta diskutojnë, herë pas here flasin me Giuntolin por për të gjetur një marrëveshje duhen të dyja palët”, u shpreh agjenti i futbollistit.
Lojtari aktualisht luan për Trapzonsporin, pasi u transferua me parametra zero nga Goteborg. /Lajmi.net/