Cody Gakpo ia “bën me drita” Arsenalit: Më pëlqen ky ekip

Anësori i PSV Einthoven, Cody Gakpo, ia ka “shkelur syrin” Arsenalit.

Sport

06/04/2022 16:59

Lojtari i kombëtares së Holandës e ka shpalosur haptazi dëshirën e tij për të luajtur në Premier League, ndërsa u thotë se skuadër të preferuar në Ishull e ka Arsenalin.

“Të gjithë duan të luajnë në Premier League. Unë nuk e favorizoj asnjë skuadër, por më pëlqen shumë Arsenali”, u shpreh 22-vjeçari.

Gjatë këtij sezoni me “Boeren”, Gakpo ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar 13 asistime. /Lajmi.net/