Paredes do të operohet – mungon dy muaj

Mesfushori argjentinas, Leandro Paredes do të mungojë për rreth dy muaj.

Sport

05/04/2022 20:47

Anëtari i skuadrës së Paris Saint-Germain nuk do të mund të jap kontributin e tij në ndeshjet e fundit të këtij sezoni.

Sipas raportimeve nga Franca, Paredes do t’i nënshtrohet një operimi, transmeton lajmi.net.

Ndërhyrja do të bëhet në zonën e abdomenit dhe lojtari pritet të mungojë për dy muaj.

Paredes pritet të jetë gati për Kupën e Botës, nëse gjithçka shkon sipas planit. Ai është pjesë kyçe e skuadrës kombëtare të Argjentinës. /Lajmi.net/