Mbappe nuk ka vendosur akoma – pret tri përgjigje para vendimit për të ardhmen e tij

Nuk është akoma e sigurt nëse Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint Germain.

Sport

04/04/2022 21:45

Ylli francez, Kylian Mbappe vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm drejt Real Madrid.

Media të ndryshme insistonin se transferimi i Mbappe te Reali është punë e kryer, por së fundmi ka ndryshuar rrjedha e raportimeve.

Sipas mediave franceze, Kylian Mbappe është duke pritur që të marrë tri përgjigje nga krerët e PSG, para se të vendos për të ardhmen e tij, përcjell lajmi.net.

Mbappe dëshiron ta dijë se cilat do të jenë konturat e strukturës së ardhshme organizative.

Po ashtu, francezi dëshiron të dijë planet e PSG sa i përket rekrutimit të lojtarëve. Pra, dëshiron ta dijë kë do ta ketë shok skuadre.

Ndër pikat kyçe të tjera është edhe çështja e Leonardo dhe Mauricio Pochettino; a do të qëndrojnë dyshja?

E ardhmja e Mbappe vazhdon të jetë në pikëpyetje. PSG shpreson, Real Madrid ëndërron. /Lajmi.net/