Seedorf: Mbappe do të përshtatej në Real Madrid

Ish-mesfushori i Real Madridit, Clarence Seedorf ka mbështetur transferimin e mundshëm të Kylian Mbappe drejt ‘Los Blancos’.

Sport

02/04/2022 21:36

E ardhmja e Mbappes vazhdon të lidhet me Real Madridin.

Ai ka kontratë me Paris Saint Germain, deri në qershor të këtij viti dhe nuk e ka ndërmend rinovimin.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë në mbarë botën, francezi do të luajë në ‘Santigao Bernabeu’, sezonin e ardhshëm.

Lidhur me transfermin e Mbappes drejt Realit, foli edhe ish-lojtari i ‘Madrilenëve’, Seedorf.

Ai tha se Mbappe do të përshtatej me Realin, pasi të gjithë lojtarët e mëdhenj i përshtaten Real Madridit.

“Mbappe do të përshtatej në Real Madrid, sepse të gjithë lojtarët e mdhenj i përshtaten Realit”, tha Seedorf për Marca, përcjell lajmi.net.

22 vjeçari këtë sezon në 26 paraqitje me PSG-në, ka shënuar 15 gola dhe ka regjistruar 10 asisitime./Lajmi.net/