Benzema do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Celta Vigo

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema do të jetë i gatshëm në ndeshjen e xhiros së 27-të ndaj Celta Vigo.

Sport

01/04/2022 17:37

Rikthimi i Benzemas është lajm shumë i mirë për Realin, në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndaj Chelsea.

Pas një lëndimi që pësoi gjatë ndeshjes ndaj Mallorcas, Karim Benzema është rikthyer në stërvitje me ekipin.

Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen që do ta zhvillojnë ‘Madrilenët’, ndaj Celta Vigo, transmeton lajmi.net.

Rikthimi i Benzemas do të jetë mjaft i rëndësishëm për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Francezi mungoi në ndeshjen e fundit të ekipit ndaj Barcelonës, ndeshje të cilën humbën me rezultatë të thellë 4:0.

Në 25 paraqitje me ‘Los Blancos’, ai ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar 11 asistime.

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Celta Vigo, nesër me fillim nga ora 18:30./Lajmi.net/