Vinicius Jr do vazhdojë edhe më tej me Real Madridin

Ylli brazilian, Vinicius Jr pritet të vazhdojë edhe më tej në ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

31/03/2022 17:09

Forma e mirë e Vinicius Jr, ka bërë që ‘Madrilenët’ të mendojnë rinovimin e kontratës së brazilianit.

Sipas ‘Goal’, në fund të sezonit, Vini do të nënshkruajë një kontratë të re me Real Madridin, përcjell lajmi.net.

Kushtet në lidhje me kontratën e re ende nuk dihet, por rëndësi ka që lojtari do vazhdojë me fanellën e bardhë edhe disa sezone.

Ai ka marrëveshje deri në vitin 2024 me ‘Los Blancos’ dhe dëshiron të qëndrojë edhe më tej në ‘Santiago Bernabeu’.

Në 27 paraqitje këtë sezon në La Liga, Vinicius ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime./Lajmi.net/